Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), ka numëruar mbi 90 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut, duke konfirmuar se OBRM-PDUKM ka fituar me 59 mandate, ndërsa LSDM është e dyta me 19 mandate. Në bllokun shqiptar, Fronti Europian dhe koalicioni VLEN kanë siguruar 19 dhe 13 mandate

Foto ilustruese

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), ka numëruar mbi 90 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut.

Prej tyre partia që më shumë ka marrë vota dhe mandate është OBRM-PDUKM-ja, e cila ka siguruar 390.345 vota ose 59 mandate.

Më pas partia e dytë është LSDM, e cila ka marrë 136.748 vota, ose 19 mandate.

Në bllokun shqiptar Fronti Europian ka marrë 127.596 vota, ndërsa me këto vota ka siguruar 19 mandate. Koalicioni VLEN ka marrë 99.534 vota ose 13 mandate.

Dy partitë tjera që kanë siguruar mandate në Kuvend janë “E Majta” e cila ka 6 mandate dhe Lëvizja “ZNAM” e cila ka 5 mandate.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika