Konjufca uron Ditën e Evropës, thotë se Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE

"Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbledhjen e Këshillit Ministror, ne besojmë që Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë, të jetë anëtarja më e re me të drejta të plota në Këshillin e Evropës’’, ka deklaruar Konjufca me rastin e Ditës së Evropës

Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Duke shprehur mirënjohje për organizimin e një pritjeje të tillë dhe duke theksuar se është viti i 16-të që Kosova shënon dhe feston Ditën e Evropës, kryetari Konjufca tha se kjo datë shërben si dëshmi për vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Kosovës për rrugën drejt familjes evropiane dhe mishërimin me vlerat demokratike që promovon ajo.

I pari i Kuvendit të Kosovës gjatë fjalimit të tij tha se këtë vit 9 Maji është i veçantë pikërisht për faktin se e gjen Kosovën më afër Evropës, si rezultat i fillimit të zbatimit të vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Zonën Schengen, pas një procesi të stërzgjatur padrejtësisht.

Po ashtu, kryeparlamentari potencoi se Kosova ka shënuar një hap tjetër të suksesshëm në rrugëtimin e saj evropian, me rastin kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka thënë po anëtarësimit të shtetit tonë, duke përmbyllur kështu me sukses fazën e parë të anëtarësimit në këtë organizatë.

“Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbledhjen e Këshillit Ministror, ne besojmë që Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë, të jetë anëtarja më e re me të drejta të plota në Këshillin e Evropës’’, tha ndër të tjera Konjufca.

Konjufca theksoi se për Kosovën dhe gjithë rajonin anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i rëndësisë së veçantë, duke shtuar se përfitimet nga anëtarësimi janë të dyanshme.

“Më shumë paqe, siguri dhe prosperitet zhvillimor për Kosovën dhe rajonin do të thotë një Evropë më e fortë dhe më e sigurt’’, theksoi Konjufca.

Duke përmendur progresin që Kosova ka bërë në procesin integrues, kryetari Konjufca tha se Kuvendi i Kosovës ka luajtur rol kyç në miratimin e legjislacionit të hartuar në përputhje me acquis të BE-së, për të përafruar procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Kryeparlamentari Konjufca, po ashtu, tha se është bërë më shumë se një vit prej kur është nënshkruar kërkesa në emër të Republikës së Kosovës për aplikim për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke përmendur se Kosovës nga institucionet e BE-së, nga miqtë dhe aleatët e tjerë, i duhet përkrahje për ndërmarrjen e hapave konkretë e sa më të shpejt në këtë proces.

“Qytetarët e Kosovës, pavarësisht pritjes së gjatë, vazhdojnë të besojnë në politikat integruese evropiane dhe të kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e shoqërisë dhe institucioneve tona demokratike. Këtë e dëshmon edhe çmimi që do të ndahet në këtë ceremoni’’, potencoi ai.

Duke uruar të gjithë për 9 Majin, Ditën e Evropës, kryeparlamentari Konjufca po ashtu uroi për një Evropë sa më të bashkuar, me Kosovën pjesë integrale të saj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika