Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse Gaza ndodhet në gjendje lufte, ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, nga e cila po merr njohje të njëpasnjëshme.
Këtë, ai e ka ndërlidhur me mungesën e njohjeve për Kosovën përgjatë qeverisjes aktuale në krye me Albin Kurtin.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kosova e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj.
Ky, sipas tij, është çmimi që vendi po e paguan si “dënim” për shkak të politikës së jashtme.
“Javën e kaluar Xhamajka, Barbados, Trinidad dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës. Këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë! Kjo tregon që, ajo, përkundër luftës në Gaza, e ka rikthyer momentumin e saj. Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj! Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfarë politike të jashtme”, shkroi Hoxhaj.