Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur në takim delegacionin 30- anëtarësh të CSU-së, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein.
Në këtë takim, sipas Abdixhikut, është diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë në mes të CSU-së dhe LDK-së.
“Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike”, ka shkruar kreu i LDK-së.
Më tej, Abdixhiku është shprehur se bashkëpunimi i tyre është një “zotim” për të krijuar rrugë me projekte konkrete që ngrisin nivelin e tyre partiak në standarde evropiane.
“LDK i ruan dhe i kultivon me kujdes raportet me forcat kryesore evropiane; dhe pritja e takimi i sotëm kishin këtë qëllim”, ka përfunduar i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.