Analisti politik, Dardan Gashi, e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, për përjashtimin e Kosovës nga agjenda për anëtarësim në KiE.
Gashi në “Debat Plus”, tha se Qeveria Kurti nuk duhet të befasohet me kushtin për Asociacionin, sepse, sipas tij, e ka ditur këtë.
Ai tha se ky kusht nuk është fer, por që sipas tij rregullat nuk i përcakton Kosova.
“Këto shtete janë mësu që ti e shkel fjalën e dhënë. A është në rregull çfarë po bën KiE ndaj Kosovës? Jo. Nuk është dashtë të jetë kusht. Mirëpo, pse e ke pranu në letër, kur e ke pranu në letër që ia ke kthy Bakoyannis, ti ke pranu që ne po e kushtëzojmë këtë lëvizje, tash kjo ka marrë një formë që e ka marrë. Për këtë është fajtore absolut Qeveria Kurti dhe diplomacia e Qeverisë Kurti”, tha ai.
Ai tha se Qeveria duhet të japë përgjegjësi në lidhje me këtë çështje.