Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë triumfuar 77:68 (20:29, 11:8, 22:15, 24:16), duke udhëhequr në serinë finale.
Nga minuta e parë të dy skuadrat luftuan për fitore dhe pas fillimit të barabartë, pranë rezultatit 20:20, kur mysafirët me nëntë pikë radhazi e fituan çerekun e parë 20:29, derisa në periudhën e dytë ngritën epërsinë në 20:33, por vendasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në 31:35, derisa pjesa e parë përfundoi 31:37.
“Luftë” e madhe u zhvillua në periodën e tretë, por mitrovicasit dalëngadalë shkrijnë epërsinë dhe bën përmbysjen në 53:52, sa ishte rezultati pas 30 minutash.
Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Trepça tregoi fuqinë dhe filloi shkëputjen, duke ruajtur rezultatin për të triumfuar 77:68. /Telegrafi