Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, gjatë ditës së sotme ka qenë në ambientet e ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.
Kryediplomati serb, njëherit ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se në takim me ambasadorin Hill kanë theksuar se forcimi i raporteve ShBA-Serbi është prioritet i tyre.
“Takova për herë të parë ambasadorin amerikan, Hill. Si Ministër i Punëve të jashtme të Serbisë, theksova që forcimi dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është një nga topprioritetet e Qeverisë së Serbisë në politikën e jashtme”, ka shkruar Gjuriq në platformën “X”.
“Marrëdhëniet tona politike, ekonomike dhe kulturore i janë nënshkruar një transformimi pozitiv dhe të dobishëm në vitet e fundit”, ka shkruar ai.
Meeting @usambserbia for the first time as Minister of Foreign Affairs of #Serbia, I underlined that strengthening the cooperation with the #UnitedStates is among @SerbianGov’s top foreign policy priorities.
Our political, economic and cultural relations underwent a positive and… pic.twitter.com/zznOVwTB9b
— Марко Ђурић (@markodjuric) May 9, 2024