Këtë vit, “Eurovision 2024” nuk do ta llogarisë Shqipërinë në finalistët e tij, pasi përfaqësuesja shqiptare, Besa Kokëdhima, me këngën “Titan”, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Përkundër një performance të mahnitshme dhe një prezence të fuqishme në skenën e “Malmo Arena”, Besa nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme të publikut dhe të jurisë për të vazhduar në finale.
Ky rezultat vjen si zhgënjim për shumë fansa dhe ndjekës të Eurovisionit në Shqipëri dhe anembanë botës, të cilët kishin besim në këngën dhe në aftësinë interpretuese të Besës.
Këto janë shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan në finale:
Letonia
Austria
Holanda
Norvegjia
Izraeli
Greqia
Estonia
Zvicra
Gjeorgjia
Armenia.