Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka vizituar kompaninë e helikopterëve “Bell”.
Osmani ka marrë mësimin e parë në pilotim të helikopterit me pilotin, Joseph Decapite.
Presidentja ka treguar se piloti Decapite ka shërbyer në Kosovë para 15 vjetësh si pjesë e ushtrisë amerikane
“Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, ka shkruar Osmani.