Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), është takuar me kongresmenin republikan, Pete Sessions.
Osmani ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me ShBA-të.
“Një takim produktiv me Kongresmenin republikan Pete Sessions, me të cilin pata mundësi të diskutoj për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.