Osmani në FSK: Po punojmë drejt anëtarësimit në NATO

Presidentja Osmani në takimin e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka theksuar se FSK çdo ditë po i rrit kapacitetet e saja operacionale dhe ato ndërvepruese me NATO-n, në këtë organizatë ku ajo e ka vendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Osmani pas takimit u shpreh se kanë biseduar për të gjitha çështjet për mbrojtjen e shtetit të Kosovës, duke thënë se ishin takime përmbajtjësore.

Osmani, ka thënë ndër të tjera se mandati i FSK-së është për mbrojtjen e shtetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Në dritë të zhvillimeve të fundit në Evropë, kemi diskutuar për zhvillimet në rajon, kapacitetet, planet strategjike të FSK-së”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se po punohet me një dinamikë të shtuar në FSK që nga emërimi i komandantit të ri.

“Dua t’i përgëzoj për punën, angazhimin dhe përkushtimin dhe atdhedashurinë që tregojnë”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, FSK-ja është në vlugun e punës për ‘Defender Europe 2023’  e që do të jenë ushtrimet më të mëdha që nga lufta e dytë botërore, dhe Kosova do jetë në mesin e shteteve mikpritëse ku do të bëhet validimi i FSK-së në nivel regjimenti.

Osmani, ndër të tjera, tha se në këtë takim është biseduar edhe për partneritetin strategjik me vendet aleate, sidomos me ShBA.

Sipas saj, FSK po i rrit kapacitetet e veta operacionale dhe ato ndërvepruese me NATO-n, në këtë organizatë ku FSK e ka vendin, në përputhje me zhvillimet, që të bëhen përgatitjet për anëtarësim të plotë në NATO.

Ndërsa, në pyetjen se sa është e gatshme dhe sa ka njohuri për armë presidentja Osmani dhe a di të përdorë ndonjë armë, ajo ka thënë “Presidentja në këtë rast ka kompetenca të qarta kushtetuese sa i përket përcaktimit të politikave të mbrojtjes së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikën mbrojtëse të një vendi asnjëherë nuk është përcaktuar dhe nuk do të përcaktohet në histori të shteteve nga aftësia për të përdorur armët”, sepse sipas saj, për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë.

Ajo ka theksuar se po bëhet çmos që Kosova të jetë gjithnjë e sigurt dhe të vazhdojë të jetë kontribuese e paqes dhe stabilitetit.

Osmani foli edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin Për Paqe në kuadër të NATO-s.

Ajo ka thënë se ftesa duhet të bëhet në unanimitet të plotë të 30 shteteve.

“Po punojmë në radhë të parë me ShBA-të por edhe me shtetet e tjera të NATO-s që të binden edhe ato katër shtete anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos e parandalojnë anëtarësimin e Kosovës në partneritet për paqe”, ka thënë Osmani.

Presidentja, gjithashtu, ka thënë se Kosova që moti e ka merituar të jetë pjesë e PFP-së dhe NATO-s.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika