Borrell: Spanja dhe Irlanda do ta njohin shtetin palestinez më 21 maj

Anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Spanjën, Irlandën, dhe disa të tjerë, kanë planifikuar ta njohin një shtet palestinez më 21 maj, sipas Josep Borrell, përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Spanja, Irlanda dhe vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian planifikojnë ta njohin një shtet palestinez më 21 maj, ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, të enjten vonë.

Në mars, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kishte thënë se Spanja dhe Irlanda, së bashku me Slloveninë dhe Maltën, ishin pajtuar për t’i ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së një shteti palestinez përkrah shtetit izraelit, duke nënvizuar se zgjidhja me dy shtete është thelbësore për paqe afatgjate.

I pyetur nga radioja spanjolle RNE, nëse 21 maji është dita kur Spanja, Irlanda dhe vendet e tjera anëtare do ta njihnin një shtet palestinez, Borrell tha “po”, duke e përmendur edhe Slloveninë.

“Ky është një veprim simbolik i natyrës politike. Me shumë se njohjen e një shteti, kjo ka të bëjë me vullnetin që ai shtet të ekzistojë”, ka dekalruar Borrell, duke shtuar se Belgjika dhe vende të tjera me gjasë do ta ndjekin këtë hap, gjithashtu.

Më herët, ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, kishte thënë se vendi i tij kishte vendosur tashmë ta njohë një shtet palestinez, po pa treguar se kur saktësisht.

Thirrjet për një armëpushim dhe për një përfundim të përhershëm të konfliktit palestinezo-izraelit janë rritur, posaçërisht pas rritjes së numrit të viktimave, si pasojë e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.

Izraeli ka thënë se planet për njohjen e Palestinës përbëjnë “vlerësim për terrorizëm”, dhe se kjo do t’i kufizonte mundësitë për zgjidhjen e konfliktit në Gazë përmes bisedimeve, raporton Radio Evropa e Lirë.

Të premten, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet ta mbështesë kërkesën e palestinezëve për t’u bërë vend anëtar me të drejta të plota i OKB-së, dhe ta dërgojë atë në Këshillin e Sigurimit për “rishqyrtimin e kësaj çështjeje pozitivisht”.

Transmetuesi shtetëror i Irlandës, RTE, ka raportuar të enjten se Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Malta kanë qenë duke e pritur votimin e OKB-së dhe se kanë menduar ta njohin së bashku atë më 21 maj.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka thënë në fillim të kësaj jave vendi i tij do ta njohë shtetësinë e Palestinës deri kah mesi i qershorit.

Prej vitit 1988, 139 nga 193 vende anëtare të OKB-së e kanë njohur shtetësinë e Palestinës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika