Serwer-i thotë se Escobar-i e Lajçaku dështuan në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

"Escobar-i dhe Lajçaku nisën keq, dhe përfunduan më keq. Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar", ka deklaruar Serwer-i

Daniel Serwer, profesor amerikan në Universitetin “John Hopkins” në ShBA. Foto: Tanjug

Njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë dështuar ta bëjnë normalizimin politik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në platformën “Peacefare”, profesori amerikan ka thënë se Escobari dhe Lajçaku filluan keq, e përfunduan edhe më keq.

“Escobar-i dhe Lajçaku nisën keq, dhe përfunduan më keq. Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar”, ka deklaruar Serwer.

Sipas Serwer-it, normalizimi politik në mes të dy vendeve tani për tani është një urë shumë e largët.

“Është e qartë se politika perëndimore ndaj Serbisë nuk po funksionon. Washington-i dhe Brukseli nuk po bëjnë shumë më mirë me Kosovën. Kosova ka refuzuar të lëvizë drejt Asociacionit, megjithë “pasojat” e kushtueshme evropiane dhe qortimet e ashpra amerikane. Vetëm nëse Beogradi zbaton dispozitat e tjera të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, Prishtina do të përgjigjet në natyrë. Vuçiqi nuk është në gjendje ta bëjë këtë”, ka theksuar Serwer-i.

Lajçaku pritet të vazhdojë si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Escobar-i për pak javë do të marrë detyrë të re.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika