Opozita beson që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Përkundër refuzimit për ta dërguar draftin për asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, Qeveria ka kohë ende për të ndryshuar mendje në mënyrë që të sigurohen votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit. Ndërsa deputetë të opozitës besojnë se Kurti do ta shfrytëzojë këtë mundësi, e nga shoqëria civile vlerësojnë se kjo do të ishte zgjidhja e duhur përkundër se vendimi mund të jetë i vështirë

Agjenda e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sipas ambasadorit gjerman në Kosovë, mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit.

Jorn Rohde ka deklarur se sa më shpejt që Kosova ndërmerr një vendim të guximshëm, aq më realiste do të jetë mundësia për të arritur shumicën e votave.

Se a do ta dëgjojë kryeministri Albin Kurti këshillën e diplomatit gjerman duke e dërguar draft-statutin e asociacionit në Gjykatën Kushtetuese mbetet të shihet.

Mirëpo, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi beson që Kurti do të tërhiqet në momentet e fundit nga refuzimi për ta pranuar kushtin.

Shoshi thotë se në rast se nuk shfrytëzohet ky momentum, Kosova nuk do të jetë në agjendë të paktën edhe për një vit, kur parashihet të jetë mbledhja tjetër e rregullt e Komitetit të Ministrave.

“Jemi dëshmitarë që asnjë qëndrim i tij, asnjë kauzë politike që e ka pasur, për asnjë vendim për të cilin ka thënë se qëndroj, deri sot nuk ka qëndru. Prandaj unë jam shumë skeptike që z. Kurti nuk do e dërgoj. Unë mendoj që z. Kurti në fund do e dërgoj këtë draft-statut për shkak se dua të besojë se e vlerëson se është shancë e artë është shanca e fundit që Kosova të ketë një mundësi të tillë që të jetë anëtare plotë në Këshillin e Evropës”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Për një takim të jashtëzakonshëm duhet pëlqimi i të gjitha shteteve anëtare, dhe sipas Shoshit, kjo është pothuajse e pamundur, pasi nevojitet vota edhe e vendeve që nuk e njohin Kosovën si shtet.

Edhe analisti Visar Xani vlerëson se Kosova e ka të vështirë që ta kap edhe një momentum të tillë për anëtarësim, prandaj vlerëson se duhet të gjendet patjetër një zgjidhje për të siguruar votat.

“Gjithsesi nëse është fjala për një kompromis në lidhje me nje draft statut të dëmshëm për Kosovën, po ashtu është përgjeghësi e Kosovës të bëjë një rrugdalje me qëllim që të kemi rezltate maksimale nga procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Xani.

Edhe ministri i pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është angazhuar në fushatën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Krasniqi është takuar sot me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Në njoftimin për këtë takim Krasniqi ka thënë se juristët eminentë kanë konfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika