Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, para pak ditësh është intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.
E ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, beson se nuk ka argumente për pretendimet që një operator i ka ngritur kallëzim penal ndaj zëvendësit të tij.
“Durmishi është i pastër”, ka thënë Aliu.
Sipas Aliut, ka shumë pengesat në realizimin e projekteve të autostradave, çka po prolongon kryerjen e tyre me kohë.
“Kanë dalë probleme të paparashikuara, sidomos probleme me shpronësimin dhe ka probleme teknike. Të gjitha këto probleme janë në zgjidhje e sipër”, ka thënë Aliu për RTK-në.