Izraeli urdhëron evakuime të reja nga Rafahu teksa po përgatitet për zgjerim të sulmit

Foto: Anadolu/Getty Images

Izraeli sot ka urdhëruar evakuime të reja në qytetin jugor të Gazës, Rafah teksa po përgatitet për ta zgjeruar operacionin, duke thënë po ashtu se është duke lëvizur në një zonë në veri të Gazës, kur Hamasi është rigrupuar.

Siç raporton “The Guardian”, luftimet janë duke eskaluar nëpër enklavë me përplasje të rënda ndërmjet trupave izraelite dhe militantëe palestinezë, duke detyruar më shumë se 110 mijë njerëz që të largohen nga veriu.

Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e tjera kanë paralajmëruar me javë të tëra se një sulm izraelit në Rafah, që kufizohet me Egjiptin, do të shkaktonte krizë edhe më të madhe humanitare dhe numër të madh të fataliteteve në civilë.

Më shumë se 1,4 milionë palestinezë, apo gjysma e popullatës së Gazës, ka qenë duke u strehuar në Rafah, shumica prej të cilëve janë zhvendosur aty pasi ishin larguar nga zona të tjera ku kryheshin luftime.

Ndërkohë, të paktën 19 persona, përfshirë tetë gra dhe tetë fëmijë janë vrarë gjatë natës të së premtes në Gazën qendrore, si pasojë e tri sulmeve të ndryshme që kanë goditur Zawaidan, Maghazin dhe Deir Al Balah.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika