Kurti: S’ka ‘Ballkan të Hapur’ pa u përfshirë 6 shtetet e Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur”, nëse nuk janë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” pa qenë të përfshira gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Pas pjesëmarrjes në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin E-Kosova, Kurti ka thënë se gatishmëria dhe interesimi për bashkëpunim rajonal shprehet me mbështetjen për Procesin e Berlinit dhe angazhimin për tregun e përbashkët rajonal.

“Në këtë bashkëpunim duam të kemi barazi të palëve të cilin e gjejmë në Procesin e Berlinit, nuk duam zëvendësim të BE-së sido që të quhet ai, qoftë kjo edhe Ballkan i Hapur. Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit. Ballkani nuk përbëhet vetëm nga 6 shtete në përgjithësi. Ballkani Perëndimor ende i paintegruar në BE përbëhet nga 6 shtete, me ç’rast këto s’mund të trajtohen bashkë, sepse kemi shtete që nuk e kanë dënuar dhe s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë”.

“Ka shtete në Ballkanin Perëndimor që janë në anën e Ukrainës, dhe kemi shtete si puna e fqinjit tonë verior që është në anën e Federatës ruse dhe presidentit despotik të saj. Për të pasur Ballkan të Hapur, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës”, është shprehur Kurti.

Sipas të parit të qeverisë së Kosovës, për të pasur Ballkan të Hapur filimisht Serbia “duhet të hapet për Kosovën dhe të mbyllet për Federatën ruse dhe autokracitë e tjera”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti në mbështetje të qëndrimit amerikan

Kryeministri Kurti e ka mbështetur edhe qëndrimin amerikan se nuk mund të ketë Ballkan të Hapur të themeluar si iniciativë përderisa nuk janë të gjashtë shtetet.

“Çdoherë kur mbahen mbledhjet e tilla është mirë që të shikohet se a janë të 6 shtetet, të mos e mundojnë as veten, sepse kur nuk janë të 6 shtetet nuk ka Ballkan të Hapur, këtë e thanë shumë qartë zyrtarët amerikanë edhe dje”, shtoi ai.

Kurti: Vuçiq bën mirë të orientohet drejt një introspekcioni të shtetit

Sipas të parit të ekzekutivit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “bën mirë që të orientohet drejt një introspekcioni të shoqërisë dhe shtetit atje, lidhur me krimet e kryera në Kosovë dhe të heqë dorë nga mohimi i masakrës së Reçakut siç bëri në vitin e kaluar”.

“Përveç se nuk e pranojnë realitetin e Kosovës së pavarur po i mohojnë edhe krimet e Millosheviqit. Është e domosodoshme që ajo shoqëri atje që është strehë e një numri tejet të madh të kriminelëve të luftës ta ketë një vetëkritikë, një reflektim, introspekcion, në mënyrë që të kemi paqe të qëndrushem dhe siguri afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shtoi Kurti.

Dështimin e mikpritjes së ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, nga ana e Beogradit, Kurti e ka quajtur lajm të mirë.

Madje, ai ka përmendur edhe vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, për të cilin thotë se “do të vijë me një lloj rifreskimi dhe rigjallërimi të Procesit të Berlinit”.

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, pas dy jave

“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të shkëlqyer, dhe pas dy javësh e kemi planifikuar një mbledhje te përbashkët si vazhdimësi të asaj të mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar në Elbasan”, përfundoi Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika