Kurti i ftoi që të diskutojnë për agjendën legjislative, si iu përgjigjën ftesës krerët opozitarë?

Kryeministri, Albin Kurti, Memli Krasniqi (PDK), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Lumir Abdixhiku (LDK) (ilustrim)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Kurti në letrën të cilën ua ka dërguar tri partive opozitare thekson se arsyeja pse ka ftuar në takim krerët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare ka të bëjë me atë që të diskutohen hapat për përmbushjen e agjendës legjislative.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu në një deklaratë për Portalin Dukagjini tha se PDK ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim pune për të hënën.

Abdullahu tha tutje se kryetari i partisë, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në takim.

“Mund ta konfirmoj që kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim”, tha ai.

Zëdhënësi i PDK-së tutje tha se qëndrimi i tyre si PDK është i qartë dhe konsistent, se Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë.

“…Prandaj edhe pjesëmarrja e kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, tha Abdullahu.

Ndërkaq, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa në një deklaratë për Telegrafin tha se LDK ka pranuar ftesën, por lidhur me atë se a do të marrin pjesë ose jo do të njoftojnë siç tha “me kohë”.

“Konfirmoj se kemi pranuar ftesën e z.Kurtit”, tha Mustafa.

I pyetur se a do të marrin pjesë në takim, zëdhënësi i LDK-së tha shkurt “do t’ju njoftojmë me kohë”.

Edhe zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar për Telegrafin se AAK ka pranuar ftesën për takim të hënën, në ora 18:30, ndërkaq janë në shqyrtim të ftesës se a do të marrin pjesë apo jo.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Ramush Haradinaj bashkë me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesë nga z. Kurti për takim, të hënën në ora 18:30. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes, jemi ende në shqyrtim”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika