“Arti është shprehje e lirisë me vijë e ngjyrë”, Abdixhiku e Halimi vizitojnë kompozitorin Boshnjaku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me Sibel Halimin, tashmë drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës kanë vizituar sot kompozitorin e njohur, Florent Boshnjakun.

Në një postim në Facebook, Halimi ka thënë se është ndjenjë e mirë kur je e rrethuar me personalitete të tilla.

“Arti është shprehje e lirisë me vijë e ngjyrë, me zë e fjalë, por, në fillim ishin tingujt muzika, prandaj duhet të kujdesemi për të si për vet lirinë. Ndjenjë e mirë kur je e rrethuar me personalite si kompozitori Florent Boshnjaku”, ka shkruar Halimi në Facebook.
May be an image of 2 people and blonde hair
Halimi ka theksuar se Prishtina si kurrë më parë ka nevojë për rikthimin e imazhit të saj, si “vend i paqes e shumë ngjyrave, shumë zërave e tingujve, që mbajnë harmoninë e shpirtit të kryeqytetit”.
Edhe Abdixhiku ka lavdëruar punën dhe krijimtarinë e Boshnjakut, duke thënë se në studion e tij kanë bisedua gjatë për muzikën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se idetë që kompozitori i ka shprehur në këtë takim do të përfshihen në versionin e ri të programit “Rruga e Re”.
May be an image of 4 people, people studying, living room and indoors

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika