Luftime të ashpra në rajonin e Kharkivit

Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën për kontrollin e disa fshatrave ukrainase pranë kufirit me Rusinë, në rajonin verilindor të Kharkivit

Foto: Reuters

Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën për kontrollin e disa fshatrave ukrainase pranë kufirit me Rusinë, mes përpjekjesh të ushtrisë ruse për të dëshmuar forcë në rajonin verilindor të Kharkivit.

“Deri tani armiku vazhdon të ushtrojë presion në veri të rajonit tonë. Forcat tona kanë zmbrapsur nëntë sulme”, njoftoi guvernatori i Kharkivit Oleh Syniehubov në një konferencë për shtyp.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin marrë pesë fshatra kufitare në rajonin e Kharkivit.

Megjithatë zoti Syniehubov tha se përleshjet po vazhdojnë në të pesë fshatrat që ndodhen brenda një zone rreth pesë kilometra larg kufirit rus.

Ushtria ukrainase tha se ishin dërguar përforcime në rajon për të ndihmuar në stabilizimin e pozicioneve si dhe për të kufizuar përparimin e Rusisë, pas fillimit të një ajo ofensive të re të Moskës të premten.

Zoti Syniehubov tha se autoritetet rajonale kishin evakuuar më shumë se 2,500 persona nga zonat kufitare dhe se ky proces po vazhdon.

Zyrtarët e lartë ukrainas kanë thënë vazhdimisht se nuk besojnë se Rusia ka kapacitetin për kryer një operacion të suksesshëm dhe për të pushtuar qytetin e Kharkiv, ku jetojnë 1.3 milionë banorë.

Në një intervistë të botuar të premten komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha se ai priste që lufta 26-mujore kundër Rusisë të hynte në një fazë kritike në dy muajt e ardhshëm, mes përpjekjesh të Moskës për të shfrytëzuar vonesat në furnizimin me armë të Kievit.

“Rusia e di se nëse marrim armë të mjaftueshme brenda një ose dy muajsh, situata mund të kthehet kundër tyre”, tha gjenerali Oleskander Pavliuk për revistën ‘Economist’.

Furnizimi me armë amerikane u ngadalësua për muaj të tërë ndërsa një paketë ndihme e propozuar nga presidenti Joe Biden u pengua për shkak të mosmarrëveshjeve në Kongres. Paketa u miratua në fund të muajit të kaluar.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të premten se Ukrainës i nevojiten “në kohë” furnizimet e ardhshme me armatime të rëndësishme për luftën. /VoA

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika