Një person është arrestuar pasi përfshirjes në një konflikt verbal në mes dy të dyshuarve.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 11 majit në Viti.
Në raportin 24-orësh të policisë, ky rast është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Viktima i cili ishte goditur disa herë nga i dyshuari me kaçavidë, është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viti 11.05.2024 – 15:40. Pas një konflikti verbal në mes të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, në rast është përfshirë edhe i dyshuari mashkull kosovar –i mitur, i cili e ka sulmuar me kaçavidë viktimën duke e goditur disa here duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari i mitur me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.