Presidenti i KE-së, viziton Kosovën javën e ardhshme

Kosova pritet të vizitohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, javën e ardhshme. Më pas, Michel do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet të qëndrojë në Kosovë më 14 dhe 15 qershor.

Ai po ashtu më 15 qershor do të qëndrojë në Maqedoni të Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi.

Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, shkruan REL.

Sipas burimeve evropiane, Michel gjatë vizitave në Ballkan do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për takimin e përbashkët të liderëve të BE-së dhe Ballkanit, që pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor.

Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

Pritet që kreu i Këshillit Evropian ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për të sqaruan idenë e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”, që ka thënë se do të bashkonte vendet e BE-së dhe shtetet evropiane që nuk janë në bllok, por që ndajnë vlera të përbashkëta.

Michel ka deklaruar më herët se ka nisur konsultimet me liderët e 27 shteteve të bllokut për idenë e tij.

Ndërkaq, në samitin e 23 qershorit, ai pritet që të diskutojë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në ditën kur do të nisë edhe samiti i rregullt i dyditor BE-së.

Michel po ashtu ka thënë se do të propozojë që gjatë verës të mbahet edhe një samit i posaçëm i liderëve të BE-së dhe shteteve anëtare, për të diskutuar për propozimin e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeostrategjike evropiane”.

Ideja e paraqitur nga Michel është e ngjashme me një ide të paraqitur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e “Komunitetit politik evropian”.

Michel ka thënë se ideja e tij “në asnjë mënyrë nuk është menduar si zëvendësim i procesit të zgjerimit e as si argument për vonesa të reja në këtë proces”.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia janë në bisedime më të avancuar për anëtarësimin në bllok. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, proces që është bllokuar nga një veto e Bullgarisë për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina ende nuk kanë nisur procesin për anëtarësimin në BE.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika