Struga fiton titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut

Skuadra e Strugës ka fituar derbin e Maqedonisë së Veriut në futboll e bashkë me të edhe titullin e kampionit. Të dielën në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, Struga mposhti në Tetovë skuadrën e Shkëndijës me rezultatin 2:0

Derbi i madh në Superligën e Maqedonisë së Veriut i ka takuar Struga Trim Lum, pasi në Tetovë mundi Shkëndijën me rezultatin 0:2 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 32-të të kampionatit, duke siguruar kështu titullin e kampionit për këtë sezon.

Besart Ibraimi, ishte në super formë në këtë derbi dhe realizoi një supergol pak para fundit të pjesës së parë, duke çuar Strugën në epërsi 0:1 në pjesën e parë. Në fillim të fraksionit të dytë, Marjan Radeski ngriti epërsinë në 0:2, duke shfrytëzuar gabimin e Ditës në mbrojtje dhe realizoi me shumë klas.

Ky rezultat mbeti deri në fund të sfidës, me tetovarët që nuk arritën të ndryshojnë asgjë deri në mbyllje, raporton Telegrafi.com

Ndërkohë në ndeshjet tjera, Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Brera Strumicës në Çair. Me rezultat identik u mbyllën edhe takimet Tikveshi – Voska Sport dhe Gostivari – Rabotniçki.

Në dy takimet tjera të kësaj xhiroje, Makedonija Gjorçe Petrovi mundi Bregallnicën me shifra 2:0, përderisa Sileksi me Vardarin u ndanë me barazim 1:1.

Xhiroja  e fundit e këtij sezoni në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të luhet me 19 maj.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika