VLEN kërkon largimin e Maqedonisë së Veriut nga Ballkani i Hapur

VMRO DPMNE dhe koalicioni VLEN u dakorduan gjatë një takimi sot mbi parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme dhe se pas formimit të grupeve punuese, bisedimet do të vazhdojnë deri në finalizimin e tyre

VMRO DPMNE dhe koalicioni VLEN u dakorduan gjatë një takimi sot mbi parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme dhe se pas formimit të grupeve punuese, bisedimet do të vazhdojnë deri në finalizimin e tyre.

Alsat Maqedoni mëson ekskluzivisht se të dyja palët kanë gjetur tashmë një gjuhë të përbashkët për një nga pesë pikat e marrëveshjes parimore mes tyre.

Në kuadër të shtrirjes së këtij programi, ALSAT mëson se në kuadër të angazhimit strategjik të vendit ndaj BE-së, VLEN ka kërkuar braktisjen dhe distancimin e menjëhershëm nga nismat që bien ndesh me këtë qëllim.

VLEN kërkon tërheqjen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma e Ballkanit të Hapur. Kjo ide, siç mëson Alsat, është pranuar edhe nga VMRO DPMNE, ndonëse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për të, shkruan Alsat M.

Ballkani i Hapur është një iniciativë rajonale që synon përmirësimin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

Ajo u themelua në vitin 2019 nga krerët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, fillimisht me emrin “Mini Schengen”.

Pavarësisht thirrjeve për përfshirje, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova refuzuan të bashkohen. Vërejtjet e disa prej këtyre vendeve ishin se kjo iniciativë forcon Serbinë. 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika