Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Lojtari francez Kylian Mbappe

Kylian Mbappe duket se do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë këtë verë, pasi sulmuesi publikisht konfirmoi ditë më parë se do të largohet nga PSG-ja pas skadimit të kontratës në fund të sezonit.

Teksa Mbappe pritet që të bëhet lojtari më i paguar në ekipin e Real Madridit, ai do të duhet të pranojë një ulje masive të pagës për t’u bërë pjesë e 14 herë kampionit të Evropës.

Mbrojtja e strukturës së pagave në klub ka qenë gjithmonë një pikë e dobët për presidentin Florentino Perez dhe këtë ai ka bërë me dije Mbappes gjatë negociatave për transferimin e tij.

Pas në kohë kur Madridi e kërkoi Mbappen në 2017 kur ai ishte pjesë e Monacos, klubi spanjoll bëri një hap prapa në përpjekjet për transferimin e tij pasi kërkesa e tij ishte që të merrte 12 milionë euro në sezon, që do të prishte ekuilibrin financiar të klubit gjatë asaj kohe.

Për këtë arsye negociatat u bllokuan dhe Mbappe eventualisht vendosi që t’i bashkohej PSG-së për një shifër rekord prej 180 milionë eurosh, pasi paraprakisht ishte pjesë e tyre në formë huazimi njëvjeçar.

Sa do të përfitojë Mbappe tek Real Madridi?

Tani, Mbappe duket se është bërë gati që të kompletojë më në fund transferimin e tij të ëndrrave në ‘Santiago Bernabeu’.

Gazeta spanjolle AS ka mësuar se plani i ‘Los Blancos’ është që t’i ofrojnë Mbappes një pagë vjetore prej 25 milionë eurosh, që është dy herë më e lartë se lojtarët me pagat më të lartë në ekip momentalisht.

Sipas burimeve nga klubi spanjoll, David Alaba (10.8 milionë euro) dhe Toni Kroos (10.7 milionë euro) janë lojtarët me pagat më të larta në ekip, ndërsa pas tyre vjen Jude Bellingham i cili paguhet përafërsisht njësoj me dy të lartpërmendurit./Telegrafi

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika