Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet këtë të hënë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, i cili ishte i vetmi nga tre liderët opozitarë që e ka pranuar ftesën për takim.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve.
Takimi është planifikuar të mbahet në orën 18:30.
Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar ftesën për këtë takim, duke theksuar dallimet në prioritetet politike.
Ndonëse ftesa në takim u shkoi të gjithëve për një darkë pune lidhur me plotësimin e agjendës legjislative për sezonin pranveror në Kuvendin e Kosovës, vetëm Krasniqi personalisht është përgjigjur pozitivisht për pjesëmarrje, ndërsa, LDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se me këto tema merren krerët e grupeve parlamentare dhe jo kryetarët e partive.
Refuzimet për takime të liderëve të partive opozitare shihen si krejt normale.
Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti ka qenë lideri i vetëm që për asnjë temë nuk ka gjetur konsenus me partitë në Kosovë.
Liderët e LDK-së dhe AAK-së, s’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit