Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, këtë të hënë do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2023.
Gjithashtu, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për konkursin për gradimin e policëve, ku pati keqpërdorime e parregullsi.
Dukagjini ka raportuar ekskluzivisht se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim, ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54-të e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.
Ndërsa, pas raportimeve të Dukagjinit. IPK-ja ka nisur hetimet e këtij konkursi.
Mbledhja e këtij Komisioni pritet të fillojë nga ora 10:00.
Rendi i ditës:
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Komisionit e mbajtur me datë 26.03.2024;
- Raportimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës z.Kushtrim Hodaj për raportin vjetor të punës për vitin 2023;
- Të ndryshme.