Rreth 350 minatorë të minierës “Trepça”, që janë në ndërrimin e parë, kanë refuzuar të vazhdojnë punën, sepse ende nuk i kanë marrë pagat e muajit prill.
Sot kur është data 13 maj, rreth 1250 minatorë e punëtorë të minierës “Trepça” ende nuk i kanë marrë pagat e muajit prill.
Greva që u mbajt pikërisht për paga dhe disa çështje të tjera u ndërpre vetëm pas marrëveshjes, ku në njërën ndër pikat parashihej që pagat të shpërndahen ndërmjet datave 5-10 pa asnjë vonesë.