BQK: 2.5 milionë monedha dy euroshe u tërhoqën nga qarkullimi

Banka Qendrore e Kosovës në planin kundër parave të falsifikuara, ka tërhequr nga qarkullimi 2.5 milionë monedha dy euroshe

Foto ilustruese

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se rreth 2.5 milionë copë monedha prej 2 euroshe janë tërhequr nga qarkullimi dhe janë deponuar në BQK.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, që nga zbatimi i operacionit të masave të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme në muajin dhjetor 2023 deri në muajin prill 2024 janë zbuluar dhe parandaluar hyrja në sistemin financiar të rreth 54,000 copë monedha të dyshuara si të falsifikuara.

Ndërsa, një numër prej 5.82 milionë copë kartëmonedha euro të reja janë furnizuar për riqarkullim në shumën prej 261.6 milionë euro.

Po ashtu, janë importuar 5 milionë copë monedha të reja dhe eksportuar 2.4 milionë copë monedha të 2 eurove.

Statistikat e BQK-së

Numri i kartëmonedhave prej 500 eurove të tërhequra nga qarkullimi ka shkuar mbi 266,000 copë, në vlerë prej mbi 133 milionë euro.

Gjashtë (6) banka janë licencuar për import/eksport të parave të gatshme dhe janë dhënë 57 autorizime për transport të parave të gatshme në vlerë të tërësishme prej 177.4 milionë euro.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika