Bunjaku: PDK po përgatit terren për koalicion me LVV-në

Partia Demokratike e Kosovës po përgatitë terren për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. thotë deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku

Valentina Bunjaku, deputete e LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës po përgatit terren për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu u shpreh ajo në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, me rastin e pranimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurtin.

Lidhur me refuzimin e tyre, Bunjaku e bën të qartë se ftesa e Kurtit është e pasinqertë.

“PDK ka idenë që të jetë në koalicion në të ardhmen me VV dhe ata qysh prej fillimit janë një për mua. PDK dhe LVV janë një brum. Themeluesit e PDK janë në krye të VV-së. PDK po përgatit terren për të hyrë në koalicion me LVV-në, për dallim nga LDK që mendojmë se do të dalim të parët dhe do ta marrim pozitën e kryeministrit”.

“Është e pasinqertë kjo ftesë e kryeministrit Kurti sepse duhet të kuptojë Kurti që ne si LDK nuk hyjmë pjesë në grupin e atyre analfabetëve funksionalë sikur i ka quajtur Kurti 45 për qind të qytetarëve e LDK e ka dhënë një përgjigje të shkëlqyer, nuk ka përdorur populizëm, është përgjigjur sinqerisht dhe kjo ftesë është thjesht e pasinqertë, është për interesa të veta personale”, u shpreh ajo.

Ajo ka theksuar se në emër të patriotizmit “po lulëzon korrupsioni, po iu vështirësohet jeta qytetarëve, po zmbrapset Kosova dhe ky është Kurti”.

Deputetja e LDK-së potencon se po të kishte Kurti një qasje ndryshe me partitë opozitare, atëherë edhe përgjigjja do të ishte pozitive.

“Nëse Kurti do të kishte qasje ndryshe, më të mirë, më bashkëpunuese me partitë opozitare edhe përgjigjja do të ishte pozitive. Nuk jemi të obliguar t’i shkojmë në takim Kurtit në fund të mandatit. Ai nëse në fund të mandatit i duhen partitë politike është mirë të japë dorëheqje, me i kërku falje qytetarëve të cilët i ka mashtru dhe me dërgu vendin në zgjedhje. Ne si LDK jemi të gatshëm për zgjedhje qoftë edhe nesër nëse mbahen ato”.

Bunjaku u shpreh se me qeverisjen Kurti 2, qytetarëve u është vështirësuar shumë më shumë jeta.

“Koha e viktimizimit ka mbaruar, ka ardhur koha e veprimit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika