LDK e AAK nuk i shkojnë Kurtit në takim, ftesa konsiderohet joserioze

Dy nga partitë opozitare që u ftuan në darkë pune nga kryeministri Albin Kurti, kanë refuzuar këtë ftesë. AAK-ja e LDK-ja, nuk shkuan duke e konsideruar të dyja të vonuar këtë ftesë e gjithashtu që sipas AKK-së, tema për të cilën janë ftuar duhet të diskutohet në Kuvend

Qeveria e Kosovës

Në kohën kur Kosova është duke u përballur me presion për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kryeministri Kurti ka zgjedhur tema të tjera të flasë, me partitë opozitare.

Kurti të njëjtit i ftoi për të diskutuar rreth agjendës legjislative, porse vetëm Partia Demokratike e Kosovës, ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë vendosur të e bojkotojnë këtë takim. Nga kjo e fundit kanë thënë se për temën që Kurti ka zgjedhur të bisedojë, u takon shefave të grupeve parlamentare të diskutojnë në Kuvend.


“Ashtu siç jemi deklaruar në përgjigjen drejtuar z. Kurti, konsiderojmë që i takon shefave te grupeve parlamentare në Kuvend të dakordohen sa i përket agjendës legjislative, siç përcaktohet në bazë të rregullores së Kuvendit. Në qoftë se ka ndonjë temë tjetër lidhet me interesin nacional, mund të diskutohet në një moment tjetër,” Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

E LDK-ja e ka konsideruar të vonuar ftesën, derisa akuzuan Kurtin ai ‘ka mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre”.

Ftesa po konsiderohet e pasinqertë, nga njohësit e rrethanave politike, tek thonë se në këtë takim do të diskutohen çështje të tjera.


“Mendoj se ftesa ka qenë e pasinqertë në adresë të partive opozitare dhe me të drejtë edhe partitë kanë refuzuar, përveç PDK e cila vie me kusht të saj që të diskutohet tema e zgjedhjeve, mendoj se shumë më mirë dhe më e ndershme do ishte që nga ana e kryeministrit të specifikoheshin temat që ai dëshiron me i trajtu dhe diskutu, por jo të jetë një ftesë tjerët, e gjatë diskutimit të hapeshin tema të tjera që vërtet po e mundojnë Kosovën dhe që janë aktuale,” ka thënë analisti, Fidan Ukaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti partitë politike opozitare i kishte ftuar edhe më parë në takime, për çështjen e dialogut me Serbinë si dhe për procesin e vettingut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika