Minatorët e Trepçës në grevë, shkas mosekzekutimi i pagës së prillit

350 minatorë të minierës në “Trepçë”, nuk kanë hyrë në zgafelle sot për të punuar. Shkas për këtë, është bërë mos ekzekutimi i pagës së muajit prill, ndonëse sot shënon data 13 maj. Kryeshefi ekzekutiv, ka dhënë një shpjegim për këtë

Është data 13 maj por minatorët e Stan Tergut, ende nuk i kanë marr pagat e muajit prill.

Mos dalja e mjeteve në llogarinë e tyre, u bë shkas që këtë të hënë 350 minatorët në ndërrimin e paradites mos të dalin në vendin e tyre të punës.

“ Arsyeja kryesore është vonesa e pagës, numri i minatorëve është komplet ndërrimi i parë, minatorët po kërkojnë më u zbatu marrëveshja e nëntorit të 2023-së. Aty është thënë se paga do të jepet deri më datën 10 të çdo muaji, kjo marrëveshje nuk po zbatohet dhe si rezultat minatorët sot nuk kanë dal,” ka thënë, Kryetari i Sindikatës së Minatorëve në “Trepçë”, Ibrahim Jonuzi.

Për mosekzekutimin e pagës për 1250 minatorët e kësaj ndërmarrje, ka folur kryeshefi ekzekutiv, Bashkim Kurti.

Kurti, për Dukagjinin ka thënë se për këtë vonesë punëtorët ishin paralajmëruar e madje ka shtuar se pagat nuk pritet t’i marrin as gjatë këtyre ditëve.

“ Na është dasht mi gjeneru mbi 30 mijë ton brenda prillit për me mujt me realizu shpenzimet, gjatë prillit vetëm 20% i kemi gjeneru, muajin mars në kemi pas telashe më eksplozivë dhe s’kemi mundur me gjeneru , ndërsa gjatë këtij muji s’ka pas kësi problem dhe nuk është bërë një gjë e tillë,  kemi kërku prej menaxhmentëve të minierave me ditë çfarë ka ndodhë pse s’ka pas realizim të punës,” tha Bashkim Kurti-Kryeshef Ekzekutiv i ndërrmarjes “Trepca”.

Për po të njëjtën arsye, minatorët në tetor të vitit 2023,  ishin mbyllur në horizontet e Trepçës për 10 ditë, duke refuzuar edhe ushqimin.

Dalja nga zgafellja atëherë u bë vetëm pas një marrëveshje jo të shkruar por më disa deputetë të partisë në pushtet.

Minatorët kishin arritur një dakordim, në të cilën parashihej që pagat mos të vonohen më shumë se data 10 e çdo muaji.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika