Sot janë mbushur 25 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës, në të cilën forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht 44 civilë (meshkuj) shqiptarë.
Masakra e 14 majit 1999 ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.
Në Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete – kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur.
Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë. /KP