“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e Krasniqit

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kanë mbajtur të hënën një darkë pune, ku temë e diskutimit ishin zgjedhjet e parakohshme, duke shprehur "nevojën për bashkëpunim" për gjetjen e një date të përshtatshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, 13 maj 2024.

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Në këtë takim, përveç tyre, ishin edhe shefat e Grupeve Parlamentare të të dyja partive, si dhe temat e diskutuara sipas kryeministrit u fokusuan në sfidat politike dhe legjislative që Kosova po përballon në këtë periudhë.

Kryeministri Kurti, pas takimit, ka thënë se me Krasniqin ka diskutuar për zgjedhjet e reja dhe, sipas tij, stinët më të përshtatshme për mbajtjen e tyre janë pranvera e vjeshta, por për caktimin e tyre tha se pret bashkëpunim me opozitën.

Por, ai ka theksuar se i duhet bashkëpunim me opozitën, sepse “konsiderojmë që është çështje e interesit të përgjithshëm”.

“Unë i kam ftuar që të gjitha partitë sonte, e falënderoj udhëheqjen e PDK-së që i është përgjigjur pozitivisht. Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota LVV-së nuk i ka, por njëkohësisht që nuk do të preferoja shpërndarjen e kuvendit me 2 parti. Është e rëndësishëm që të jemi sa më konsensus për datën dhe muajin e zgjedhjeve. Unë nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve vetë, edhe po ta kisha mundësinë nuk do ishte në rregull që unë ta caktoj. Nuk shpërndahet kuvendi me shumicë të thjeshtë, nevojiten 80 deputetë, ne nuk jemi opozita.. më lejoni që të shohim edhe pak diskutimin me dy partitë opozitare”, ka thënë Kurti.

Kurti pas takimit me Krasniqin: Duhet të diskutojmë me të gjitha partitë për datën e zgjedhjeve të parakohshme

Sipas tij, me PDK-në ka diskutuar edhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare, por edhe mundësinë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt.

“PDK-ja e gatshme për zgjedhje”

Nga ana tjetër, Krasniqi vuri në pah nevojën e zgjedhjeve si një hap i domosdoshëm për të adresuar sfidat aktuale të vendit dhe për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës.

Ai gjithashtu pas takimit ka shprehur shqetësimet për situatën aktuale të vendit në aspektin ekonomik, shëndetësor, dhe politik, duke theksuar nevojën për një udhëheqës të fortë për të drejtuar vendin në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit.

Pamje nga takimi, 13 maj 2024.

PDK-ja ka nominuar kandidatin e vet për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamzën, për të cilin Krasniqi tha se e konsiderojnë që është kandidati më i duhur për t’u dhënë zgjidhje këtyre problemeve, e për të arritur deri këtu një gjë është e domosdoshme, e ato janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Kryeministrit Kurti ia shpreha këtë qëndrim që ne jemi të gatshëm që të gjejmë një dakordësim me partitë parlamentare për një datë të re të zgjedhjeve, unë kam punuar për këtë çështje pa dëshiruar që të marrë flamurin e protagonizmit, sepse e konsideroj të rëndësishme që ta arrijmë këtë moment se zgjedhjet nuk janë dëshirë e jona, por nevojë e vendit, andaj këto ishin edhe thelbi i diskutimeve që i pata sot”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, qeverisjen e kryeministrit Kurti, Krasniqi e ka quajtur si jo të duhur për vendin e popullin.

Krasniqi pas takimit me Kurtin: Ia shpreha qëndrimin që jemi të gatshëm për datë të re të zgjedhjeve

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika