Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:20, në rrugën Deçan-Junik, konkretisht në fshatin Voksh.
Lidhur me rastin, detaje për Dukagjinin ka dhënë Policia e Kosovës.
Zëdhënësi Rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka bërë të ditur se është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte në lëvizje.
Rugova ka theksuar se nga ky rast nuk ka të plagosur.
“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se në rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, derisa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëme, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar”, ka thënë Rugova për Dukagjinin.
Ndërkaq, rasti me urdhër të prokurorit të shtetit është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.