Studentët në Gjeorgji u bashkohen protestave para votimit final të projektligjit për “agjentët e huaj”

Parlamenti i Gjeorgjisë më 14 maj pritet t’i japë miratimin final projektligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”

Pavarësisht protestave masive, që janë mbajtur për javë të tëra, Parlamenti i Gjeorgjisë më 14 maj pritet t’i japë miratimin final projektligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, që shumë e shohin si kërcënim të rrugës së shtetit drejt integrimeve euroatlantike dhe kopje të legjislacionit shtypës që aplikohet në Rusi.

Studentët gjeorgjianë, shumica e të cilëve lanë orët mësimore, u janë bashkuar protestave më 13 maj dhe pritet që më 14 maj të dalin në numër të madh, pasi protestuesit – që kanë protestuar për javë të tëra në Tbilisi, pavarësisht shtypjes nga autoritetet – u kanë bërë thirrje që t’u bashkohen protestave.

“U bëj thirrje të gjithëve që në orën 10:00 të dalin nga universitetet dhe të shpërndahen përreth perimetrit të Parlamentit”, tha një protestues që iu adresua studentëve të mbledhur në qendër të Tbilisit. Ai u bëri thirrje studentëve “që të mblidhemi dhe që ligjvënësit të na e dëgjojnë zërin. Ndoshta ata do të mësojnë diçka nga ne dhe nuk do ta kalojnë projektligjin në lexim të tretë”.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se studentët po planifikojnë të krijojnë të ashtuquajturit korridore të trupit për ligjvënësit nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, në mënyrë që ata të kalojnë përmes këtyre korridoreve njerëzore gjatë hyrjes në Parlament, ku pritet të votohet draft-ligji.

Seanca plenare është thirrur në mesditë, sipas kohës lokale, dhe votimi ka të ngjarë që të mbahet në orën 15:00.

Për javë të tëra, dhjetëra mijëra gjeorgjianë kanë protestuar kundër projektligjit për “agjentët e huaj” që është prezantuar nga Ëndrra Gjeorgjiane. Protestat janë shtypur me dhunë dhe në shumë raste autoritetet kanë përdorur topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët po ashtu kanë qenë cak i sulmeve të bandave teksa protestonin gjatë natës.

Projektligji është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerët, pasi kanë argumentuar se është i ngjashëm me ligjin që përdor presidenti rus, Vladimir Putin, për të shtypur disidencën dhe institucionet e pavarura.

Megjithatë, drafti i tij pritet të votohet në lexim të tretë – që është përfundimtar – në Parlamentin e kontrolluar nga Ëndrra Gjeorgjiane.

Grupet për të drejtat e njeriut po ashtu i kanë bërë thirrje Ëndrrës Gjeorgjiane që menjëherë ta tërheqë projektligjin.

Presidentja gjeorgjiane, Salome Zurabishvili, e cila mbështet protestat paqësore, është zotuar se do të vendosë veto ndaj projektligjit, nëse ai miratohet nga ligjvënësit. Por, një shumicë e thjeshtë në Parlament mjafton që vetoja e presidentes të zhbëhet.

Sipas legjislacionit të propozuar, mediet, organizatat joqeveritare dhe organizatat e tjera jofitimprurëse duhet të regjistrohen si organizata “që ndjekin interesat e një fuqie të huaj”, nëse ato marrin më shumë se 20 për qind fonde nga jashtë./REL

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika