QUINT-i dhe BE-ja kritikojnë qeverinë për ndalimin e vizitës së Porfirijes në Patriarkanën e Pejës

Vendet e QUINT-it dhe BE-ja kanë bërë thirrje që Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që mund të dërgojnë në tensione e incidente

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë janë shprehur të shqetësuara me vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që refuzoi kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të marrë pjesë në fillimin ceremonial të kuvendit vjetor të Sinodës së Patriarkanës së Pejës më 13 maj.

Vendet e QUINT-it kanë bërë thirrje që Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që mund të dërgojnë në tensione e incidente.

Në reagimin e tyre thuhet se ky vendim është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, duke thënë se presin nga qeveria të “përmbushë standardet më të larta të të drejtave të njeriut, si në kornizën e saj ligjore, ashtu edhe në veprimet e saj”.

“Vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, i cili përcakton qartë të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerin e Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në Dialogun e BE-së. Ne presim që Qeveria e Kosovës të përmbushë standardet më të larta të të drejtave të njeriut si në kornizën e saj ligjore ashtu edhe në veprimet e saj, të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj dhe të ruajë vlerat e saj thelbësore dhe përgjegjësinë ndaj stabilitetit rajonal”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndryshe, më 13 maj, Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të vizituar Patriarkanën e Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, MPJD-ja kishte thënë se derisa Serbia vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit, nuk do të lejohen vizitat.

“Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë”, thuhet në njoftim.

MPJD-ja ka kërkuar nga shteti fqinj që të zbatojë marrëveshjen bazike dhe të veprojë me reciprocitet në raport me Kosovën dhe vizitat e ndërsjella.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika