Ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti partitë opozitare i kishte ftuar që të flasin për agjendën legjislative të Kuvendit, përfundimi i saj, ashtu edhe siç pritej, temë kryesore doli të jetë diçka tjetër.
Në Kuvend e diskursin publik kritikuan shpesh njëri-tjetrin por të hënën u bën bashkë Kurti e kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi për të fol edhe për zgjedhjet e parakohshme.
Për profesorin Abit Hoxha, janë dy çështje që kanë çuar deri këtu – mundësia e dështimit të anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe presioni për Asociacionin, për të cilat Qeveria nuk dëshiron t’i faturohet dështimi.
“Atmosfera e zgjedhjeve mund të vjen edhe si rezultat i ndonjë dështimi të paraparë prej mos-anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mund të ketë edhe presione të tjera për asociacionin dhe çështje të tjera që lidhën me dialogun të cilat Qeveria e tanishme nuk dëshiron të i shtyj përpara dhe vendosshmëria mund t’i kaloj trupit elektoral prandaj mund të thirret për zgjedhje të parakohshme”, tha Abit Hoxha – Profesor.
Ndërsa, Belzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” po konsideron se diskutimi për zgjedhje të parakohshme në situatën aktuale i shkon për shtati më së shumti Qeverisë.
“Ajo që duket fillimisht është që kjo qeveri dhe Kryeministri janë të interesuar që ta bëjnë temë së paku çështjen e zgjedhjeve, që të flitet sa më shumë për mundësinë e zgjedhjeve të reja ndërkaq opozitës i përshtatet që të ketë sa më shpejtë zgjedhje”, tha Belgzim Kamberi – Instituti “Musine Kokalari”.
Kurti të hënën takoi vetëm përfaqësuesit e PDK-së pasi që LDK dhe AAK refuzuan të jenë pjesë e darkës së punës siç e kishte quajt kryeministri i Kosovës në ftesën e tij.