Jashari skeptik për arritjen e marrëveshjes për dinarin, shkak paralajmërimet për zgjedhje

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka thënë se sot në takimin kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Brukselit, nuk pritet që të gjendet ndonjë zgjidhje për çështjen e dinarit, pas skadimit edhe të periudhës kalimtare të BQK-së, e cila e përcakton euron si valutën e vetme për transaksione në Kosovë.

Kjo, sipas tij, duke pasur parasysh pozicionimin e dy vendeve tash e sa kohë për këtë çështje.

Jashari ka thënë se problem më të madh për të arritur një marrëveshje për këtë çështje tani e bën edhe procesi ku Kosova gati zyrtarisht po hyn në fazën e fushatës parazgjedhore.

“Takimi nuk mendoj që do të sjellë asnjë risi, do të kemi një pozicionim tashmë të ditur të dyja palëve. Secila do të mbajë pozicionin e vetë edhe tash çka e bën problem më të madh është që Kosova gati zyrtarisht veç po hyn në fazën e fushatës parazgjedhore. Kemi parë disa indikacione që po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe kjo bën më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”, ka thënë ai në një prononcim për Ekonomia Online.

Jashari ka thënë se pavarësisht që Kosova në aspektin ligjor ka obligim t’i zbatojë ligjet e veta, në këtë rast përdorimin e euros si valutë të vetme, por që, sipas tij, duke pasur parasysh reagimet e ndërkombëtareve për këtë çështje, vendi është futur në një kurth me vendimin për dinarin serb.

“E dimë që ka kaluar afati kalimtar ku është pezulluar ai vendim, derisa banorët serbë bëhen gati për të aplikuar valutën e vete në euron. Tashmë e kemi edhe vendimin zyrtar të BQK-së se ka kaluar ai afat dhe e vetmja valutë është euroja. Në aspektin ligjor Kosova ka obligim t’i zbatojë ligjet e veta në këtë rast përdorimin e euros si valutë të vetme. Por, nëse e shohim reagimin ndërkombëtar edhe polarizimin që ka shkaktuara, problemet që ka sjellë në relacionet BE dhe SHBA në raport me dinarin mendoj që Kosova është futur në një kurthe të panevojshëm, në një kohë ku ka pasur mundësi deri sa të gjejë një momentum më të favorshëm për të aplikuar zbatimin e këtij vendimi”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se është e vështirë që të arrihet një marrëveshje kjo pasi, sipas tij, e lëshuara pe e qeverisë për këtë çështje do të ndikonte në humbjen e elektoratit në zgjedhjet e ardhshme.

“Nga takim nuk pres që do të sjellë ndonjë marrëveshje për faktin që as një veprim nuk ka ndodhur nga takimi i fundit. Kemi pozicionime të qarat. Nëse e shohim nga aspekti i ndikimit elektoral, çdo lëshuarje pe e autoriteteve kosovare do të ndikonte në rezultatin e ardhshëm zgjedhor dhe një zmbrapsje nga vendimet e veta që qeveria Kurti i ka marrë. Është pak a shumë e paarsyeshëm të presim që do të ndodhë diçka në kuptimin e ndonjë marrëveshje që do të mund të arrihet në Bruksel”, ka thënë ai./EkonomiaOnline

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika