Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Në një postim në rrjetin social “X”, e para e vendit, Osmani ka thënë se me presidentin gjerman kanë diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), duke theksuar rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi.
“Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit” ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe fitore për kontinentin.
“Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, ka vijuar Osmani.
Kosova ende nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Këshillit Ministror të KiE-së, ndonëse më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka mbështetur raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Yesterday, I spoke with German President Frank-Walter Steinmeier to discuss Kosovo's membership in the @CoE.
I emphasized the critical importance for the successful conclusion of this process, to ensure that all our citizens benefit from the Council’s instruments as soon as… pic.twitter.com/XB82jnDx9b
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024