Kurti e sfidon opozitën: Ne jemi gjithmonë gati për zgjedhje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i pyetur nga gazetarët se a është i gatshëm për zgjedhje, ai është përgjigjur duke thënë se “Opozita duhet bërë gati. Ne jemi gjithmonë gati..."

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është pyetur nga gazetarët se a është i gatshëm për zgjedhje. Ai është përgjigjur se në këtë rast, opozita duhet të bëhet gati.

Opozita duhet bërë gati. Ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat, shkon mandati deri në fund”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se për të ka qenë e rëndësishme të diskutohet lidhur me agjendën legjislative, sepse sipas tij, janë “ngujuar” shumë marrëveshje ndërkombëtare.

Për mua ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare të ngujuara”, ka thënë kryeministri.

Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka pasur një darkë pune me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Bujqësisë, Faton Peci dhe shefën e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

Lexo më shumë: Kurti takon edhe partnerët e koalicionit, diskutojnë për zgjedhje

Në këtë darkë është diskutuar për zgjedhjet dhe sfidat e përmbushjes së agjendës legjislative.

“Në takim u trajtuan edhe kërkesat dhe qëndrimet e opozitës aktuale në Kuvendin e Kosovës, lidhur me procesin zgjedhor. Aty u theksua se duke qenë se legjislativi dhe qeverisja kanë arritur në vitin e katërt të mandatit, është e kuptueshme se procesi zgjedhor është çështje e muajve, por që dakordimi për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës, si dhe harmonizimin e plotë të kërkesës së partive opozitare karshi pozitës në Kuvend”, thuhet në njoftim.

Të shtunën e 11 majit, Kurti i kishte ftuar në takim liderët e partive parlamentare të opozitës, Memli Krasniqin nga PDK, Lumir Abdixhikun nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK.

Ftesës së Kurtit iu kishte përgjigjur pozitivisht vetëm kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Lexo më shumë: “Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e Krasniqit

Në këtë takim, përveç tyre, ishin edhe shefat e grupeve parlamentare të të dyja partive, si dhe temat e diskutuara sipas kryeministrit u fokusuan në sfidat politike dhe legjislative që Kosova po përballon në këtë periudhë.

Ndërsa kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e kishte cilësuar ftesën si të vonuar për të gjetur një klimë bashkëpunuese.

Lexo më shumëAbdixhiku nuk i shkon Kurtit në takim, thotë se ftesa e tij është e vonuar

“Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë përherë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në letrën e Abdixhikut për Kurtin.

Derisa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ftesa për takim bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare.

Lexo më shumë: Ftesa e Kurtit për takim, Haradinaj: Kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare

Haradinaj ka thënë se kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe i gjithë grupi parlamentar do të diskutojnë dhe do të gjejnë një gjuhë, e cila pastaj do të përcjellet në Kuvendin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika