Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë vizitës së tij në Pragë të Republikës Çeke, është takuar me kryetarin e këtij vendi, Bohuslav Svoboda.
Në takim është diskutuar për vendosjen e bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Pragës në fushat e sigurisë dhe emergjencave, shërbimit policor në nivel të kryeqytetit, zjarrfikësve dhe emergjencës mjekësore.
“Mbi të gjitha, fokusi ishte te krijimi i sistemit të integruar dhe koordinuar për këto shërbime nën menaxhim të kryeqytetit”, ka thënë Rama.
Sipas Ramës, mbështetja nga organet e kryeqytetit çek për Prishtinën do të jetë shumë e rëndësishme në të ardhmen.