Anëtarësimi në KiE – Osmani takohet me kryeministren daneze, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Në takim me kryeministren e Danimarkës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falënderuar shtetin danez për mbështetjen ndaj Kosovës lidhur me anëtarësimin e saj në KiE. Osmani është shprehur mirënjohëse edhe për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danez për sigurinë në Kosovë që nga viti 1999

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, në pallatin “Christiansborg”.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve dhe është rikonfirmuar përkushtimi i ndërsjellë për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Në takim me kryeministren Frederiksen, presidentja Osmani ka falënderuar Mbretërinë e Danimarkës për mbështetjen ndaj Kosovës përgjatë viteve, ndërsa ka diskutuar edhe për rëndësinë që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në NATO, si dhe organizata ndërkombëtare”, ka njoftuar Presidenca.

Në këtë drejtim, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e deputetëve danezë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe për gatishmërinë e qeverisë së Danimarkës që ta mbështesë Kosovën deri në anëtarësim.

“Presidentja Osmani dhe kryeministrja Frederiksen diskutuan edhe për presidencën daneze të Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm, ku presidentja shtroi nevojën që të ndërmerren hapa konkret sa i përket integrimit të Kosovës në BE, duke u bazuar në performancën dhe reformat e realizuara në vendin tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Presidentja gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999, ndaj ka bërë dhe nderime te monumenti Kombëtar i Kujtesës së Danimarkës.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika