Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka reaguar pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.
Gërvalla ka kërkuar që të ndëshkohen autorët e këtij rasti teksa i ka uruar shërim të shpejtë.
“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla në X.
Our hearts and best wishes go out to Slovak Prime Minister Fico who has been shot and had been brought to a hospital. We are thinking of him and his loved ones.
We all wish him a quick recovery.
The perpetrators must be punished.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) May 15, 2024
Edhe disa liderë evropianë e kanë dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak, ndër ta edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.