Kosova s’duhet ta pranojë Asociacionin, ndryshe 17 shkurti do ta humbë kuptimin e tij

Me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas gazetarit Ridvan Berisha, Dita e pavarësisë së Kosovës do ta humbë kuptimin e tij

Me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas gazetarit Ridvan Berisha, Dita e pavarësisë së Kosovës do ta humbë trajtën, kuptimin dhe funksionin e saj.

Kështu u shpreh ai në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, teksa ka thënë se Kosova nuk duhet ta pranojë assesi Asociacionin.

Kushdo që arrin ta shmangë nga agjenda, për gazetarin do të konsiderohet kryehero.

“Kushdo që e shmang nga agjenda, e skajon këtë punë, për mua është kryehero. Nuk më duhet as anëtarësimi në KiE, nuk bën assesi Kosova ta pranojë këtë Asociacion. Nuk kemi më Kosovë të 17 shkurtit, këtë duhet ta dimë, 17 shkurti me këtë Asociacion, me këtë marrëveshje e humb kuptimin, trajtën dhe funksionimin e tij”, thotë gazetari Ridvan Berisha.

Kjo temë është diskutuar edhe nga Mensut Ademi, profesor i kriminalistikës, i cili thotë se në rast të zbatimit të Asociacionit, duhet të ndërrohet Kushtetuta e Kosovës dhe Kodi Penal.

“Ne vetë si qytetarë ose si pushtete të ndara apo si shtet ua kemi dhënë mundësinë apo një armë në duar Serbisë që të na kushtëzojë tash edhe në anëtarësime në faktorë ndërkombëtarë, por edhe në zhvillimin e shtetit tonë me Asociacion. Ne çdoherë qëllimin bazë duhet ta kemi ruajtjen e paqes, investim në aspektin socio-ekonomik te banorët e Kosovës pa dallim, sepse na obligon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Nëse ne e zbatojmë Asociacionin, duhet ta ndërrojmë edhe Kushtetutën edhe kodin penal të Kosovës”, thotë Mensut Ademi, profesor i kriminalistikës.

Sa i përket gjetjes së një arsenali të armëve në veri, Berisha thotë se jo vetëm veriu, por e gjithë Kosova fle në armë.

Ai vlerëson se ndjeshmëria rreth zhvillimeve në veri është më e madhe për shkak të dyshimeve se Serbia është e infiltruar.

Jo veç veriu, mendoj që Kosova fle në armë, në veri e kemi fokusin më të ndjeshëm për shkak të zhvillimeve, jo vetëm tani, por që prej pasluftës e këtej, vëmendja është më e fokusuar dhe paraqet më shumë lajm, po të kapeshin ato armë diku tjetër në Kosovë nuk do të bëhej kaq shumë bujë, por ndjeshmëria rreth zhvillimeve në veri është më e madhe, për shkak të dyshimeve se Serbia ka infiltruar ose janë ato grupet që atje ende operojnë… Për gjykimin tim thjesht të krijohen mundësitë që serbët të lirohen nga entiteti kriminal i quajtur Lista Serbe, edhe pse ka marrë disa goditje, serbët në veri u pa me zgjedhjet e fundit dhe tani me regjistrimin e popullsisë atje ka një mosbindje kolektive civile ndaj asaj që quhet kontroll administrativ i shtetit, dhe telekomanda ndodhet në zyrën e presidentit të Serbisë dhe beteja është këtu kush po e kontrollon atë popullatë… ka një siguri më të madhe atje, por qind për qind e paqëndrueshme”, tha ai.

Ai potencon se situata është e paqëndrueshme, ka një lloj publiciteti nga ekspozimi i grupeve të ndryshme kriminale.

Është detyrë e Prishtinës të ofrojë një ambient të sigurt në veri thotë Berisha.

Kurse, profesori Ademi thotë se gjetja e armatimit është një krizë në vete.

“Grupet e krimit të organizuar, ku rastin e fundit e kemi pasur në shtator, janë zhvendosur nga vendi ku kanë operuar dhe zhvendosja prej vendit si veriu i Kosovës është një sfidë në vete. Gjetja e armatimit, jo vetëm te vendi që është i ndjeshëm, është një krizë. Në këtë rast, institucionet tona adekuate dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është duke e realizuar punën e vet siç është më së miri”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika