“Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në e bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes”, Maqedonci me detaje nga Londra

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij në Londër, ka vizituar Departamentin e Eksporteve të Sigurisë dhe të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar. Ai tha se gjatë takimeve u diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar për mbështetjen e madhe që ka FSK-ja nga Britania e Madhe.

Në një lidhe direkte në “FIVE” nga Londra, Maqedonci ka treguar se gjatë ditës ka vizituar Departamentin e Eksporteve të Sigurisë dhe të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

“Gjatë vizitës këtu kemi takime të rëndësishme në funksion të zhvillimit, thellimit dhe rritjes së aktivitete të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Sot kam pasur takimin e parë me Departamentin për eksporte të mbrojtjes dhe sigurisë, ku kemi diskutuar me drejtorin dhe gjithë stafin e tij për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit… në aspektin e industrisë së mbrojtjes”, ka thënë Maqedonci.

Gjatë këtij takimi, Maqedonci ka bërë të ditur se u janë ofertuar sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajroje dhe të aspektit të mbrojtjes ajrore.

“Ne kemi diktuar mundësi të ndryshme, kemi marrë oferta dhe mundësi të bashkëpunimit. Ndër të tjera, edhe sisteme që parashihen në fazën e tretë të tranzicionit të FSK-së, që janë sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe të aspektit të mbështetjes ajrore. Ka pas vullnet të gjithë akterët që kanë qenë në takim nga de për të mbështetur Kosovën në sigurim e pajisjeve dhe mbështetje e mëtejshme për plotësim e kapaciteteve logjistike për nevoja operacionale”, ka shtuar Maqedonci.

Ndërkaq, gjatë së enjtes, Maqedonci pritet të takohet me ministrin e Forcave të Armatosura, Leo Docherty, me të cilin do të nënshkruajnë edhe Marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit, që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Kurse nesër do të jetë edhe takimi qendror, ku do të takoj ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar,.. me të cilin do të diskutojmë për thellimin e raporteve bilaterale, mbi të të gjitha do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes së përditësuar të bashkëpunim në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj së Mbretërisë së Bashkuar.

Ky përditësim vjen pas disa konsultimeve dhe bashkërendimeve me ministrin e Mbrojtjes së MB. Adreson tri elementë kyçë: një, mundësia që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë pjesëtarë të unifomuar të FSK-së dhe personelit civil që të udhëtojnë në vizita zyrtare pa viza në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo çështje do të adresohet edhe zyrtarisht në marrëveshje. E dyta do të jetë fillimi bashkëpunimit me industrinë e mbrojtjes dhe treta do të jetë bashkëzbarkimi, pra koordinimi dhe bashkëpunimi në mes të dy vendeve për bashkëzbarkim të trupave në operacione të mbështetjes së paqes kudo në botë”, ka theksuar Maqedonci.

Falë rritjes së buxhetit në fushën e mbrojtjes, Maqedonci ka shtuar se kanë arritur të krijojnë disa kapacitete që parashiheshin për në fazën e tretë.

“Ne kemi arritur të krijojmë disa prej këtyre kapaciteteve edhe në këtë fazë, që janë edhe dronët bajraktarë edhe sisteme të tjera të armatimit”, thënë ndër të tjera Maqedonci.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika