Dy persona nga Britania dënohen me vdekje nga “gjyqi” rus

Aiden Aslin dhe Shaub Pinner, janë britanikët që janë dënuar me vdekje nga zyrtarët pro-rus

Aiden Aslin,(majtas), dhe Shaun Pinner.

Një gjykatë në Ukrainën Lindore e kontrolluar nga Rusia, dënoi Aiden Aslin dhe Shaun Pinner pas një procesi, proces të cilin vëzhguesit e këtij gjyqi e kanë quajtur një “gjykim të shfaqjes” me “akuza të sajuara”, që synojnë të imitojnë gjyqet për krime lufte kundër ushtarve rusë në Kiev.

Aslin, 28-vjeç, nga Newark, dhe Pinner, 48-vjeç, nga Watford, u dënuan nga gjykata, pasi janë kapur gjatë luftimeve përkrah ushtrisë ukrainase në Mariupol.

Gjithashtu është kapur edhe një shtetas maroken gjatë ketyre luftimeve.

Të dy britanikët po shërbenin në marinsat ukrainase, duke i bërë ata ushtarë aktiv të cilët duhet të mbrohen nga konventa e Gjenevës për të burgosurit e luftës. Ndërsa, media ruse i ka portretizuar si mercenar, andaj gjykata i ka dënuar me akuzat për të qenit mercenar, raporton The Guardian.

Zyrtaret pro-rusë ka deklaruar se verpimet e të denuarve kanë derguar në “ vdekjen dhe lëndimin e shumë civilëve”.

Aiden Aslin, Sahun Pinner dhe Saaudun Brahim,të dënuarit nga zyrtaret rusë

Në një dekleratë familja e të dënuarit, Aslin-it, ka thënë se ai ka shërbyer gati katër vjet në marinsat e Ukrainës, dhe se nuk është e kundërta siç thotë Kremlini, se ai është një sipun ose mercenar.

Familja e tij gjithashtu akuzoi Rusinë për shkelje të konventes së Gjenevës, duke publikuar një video të Aslin-it, duke folur nën presion dhe shihet qartë se është duke vuajtur nga lëndimet, raporton The Guardian.

Robert Jenrick tha për BBC Radio 4 se gjyqi ishte “ një shkelje krejtesisht e eger e ligjit ndërkombëtar dhe ky veprim duhet dënuar.”

Ai gjithashtu tha se ajo çka kanë bërë autoritet ruse, është se kanë zgjedhur të bëjnë një shembull nga këta dy shtetas britanikë dhe ai mendon se kjo është krejtësisht e turpshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika