Krasniqi: Gërvalla është një aksident politik, na ka turpëruar në çdo hap që ka bërë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën, duke e quajtur një “aksident politik”.

Krasniqi e ka cilësuar ministren Gërvalla si një person që nuk meriton të komentohet fare, duke theksuar se ajo me çdo hap që ka bërë e ka turpëruar popullin.

Ai gjithashtu ka theksuar se votat që ajo ka marrë janë vetëm nga mbështetësit e Vetëvendosjes.

“Donika Gërvalla është një aksident politik, i cili nuk e meriton të komentohet fare, po më dhimbsen minuat që ia dhatë. Kjo është aksident politik. Kjo folke për 50 për qind të votav dhe as 50 vota s’i ka marrë aty. Ajo ka marrë vota të Vetëvendosjes. Nëse këta janë Guxo, le të guxojnë të garojnë vetë dhe ta shohim a e prekin 1 për qind. Partitë politike që nuk e prekin 1 përqindëshin munden të japin deklarata me të cilat mundohen të faktorizohen, nuk do t’ua jap mundësinë, nuk e meriton as me komentu”, ka thënë ai.

“Është turp për Qeverinë që e ka ministre të Jashtme, është turp, na ka turpëruar neve në çdo hap që e ka bërë si ministre e Jashtme. Shpresoj që i ka mësuar flamujt e shteteve të BE-së se telashin me të madh e ka pasur kur i gabojke flamujt e shteteve mike e të mos flasim për gafat e mëdha diplomatike që i ka bërë”, ka deklaruar tutje Krasniqi në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika