Putin arrin në Kinë, pritet nga presidenti kinez

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur në Kinë për një vizitë shtetërore dy-ditore, teksa të dy vendet synojnë të thellojnë më tej një marrëdhënie që është afruar më shumë që kur Moska filloi agresionin mbi Ukrainë më shumë se dy vjet më parë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Kinë për një vizitë shtetërore dyditore, teksa të dyja vendet synojnë të thellojnë më tej një marrëdhënie që është afruar më shumë që kur Moska filloi agresionin mbi Ukrainë më shumë se dy vjet më parë.

Vizita vjen disa ditë pasi Rusia nisi një ofensivë të re në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës dhe siç pretendon ajo përparon në vijën e frontit 1000 km (600 milje), ku forcat e Kievit janë penguar nga dërgesat e vonuara të armëve dhe municioneve nga Shtetet e Bashkuara.

Transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, autokolona e Putinit prej gati 20 automjetesh e shoqëruar nga një formacion motoçiklistësh të veshur me uniforma të bardha ceremoniale, mbërriti jashtë Sallës së Madhe të Popullit të Pekinit rreth orës 11 të mëngjesit, për ta takuar presidentin kinez, Xi Jinping, raporton The Guardian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika