Rama në Mal të Zi: Ky proces do të hapë shtigje të reja për vendet tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak para nisjes së Samitit në një komunikim për gazetarët u shpreh se ky proces është shumë i rëndësishme për të krijuar mundësit të reja për vendet e Ballkanit dhe gjithashtu krijon mundësi për t’u integruar në Bashkimin Evropian

Edi Rama në paraqitjen e tij

Sot [e enjte] është duke u mbajtur Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, i cili po zhvillohet në Kotorr të Malit të Zi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e organizuar për media, u shpreh se ky proces është shumë i rëndësishme për t’i krijuar mundësitë e reja për vendet e Ballkanit dhe gjithashtu krijon mundësi për t’u integruar në Bashkimin Europian.

“Jam I zhgënjyer që Mali i Zi nuk arriti të na priste me mot me diell, por na priti me një shi gjerman. Gjithçka tjetër është në rregull. Do të kemi seancë tjetër të këtij procesi shumë inspirues dhe do të hapë shtigje të reja për të gjitha vendet për të integruar në BE dhe në tregun unik të BE-së dhe duke rritur tregtinë për krijimin e mundësive të reja për popullin tan. Ideja që brenda këtij viti mund të sigurohemi që transferet financiare të qytetarëve tanë do të jenë më të lehta. Do të thotë se nuk do ta kenë barrën e shpenzimeve që e kanë. Është gjë e mrekullueshme, për të tjerat duhet të punojmë”, theksoi Rama.

Përndryshe, samiti organizohet nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç. Për herë të parë në një samit të këtij formati marrin pjesë tre kryeministra shqiptarë.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Talat Xhaferri i Maqedonisë së Veriut.

Samiti organizohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” (One region, common vision).

Gjithashtu marrin pjesë edhe komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi dhe ndihmëssekretari i Shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,

Përveç liderëve dhe ministrave nga vendet e rajonit, organizatat partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, Komuniteti i Transportit, Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ReSPA, GIZ, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të tjerë.

Muajt e fundit, në Shkup dhe Tiranë janë zhvilluar takime ministrore dhe samite rajonale të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këto takime, udhëheqësit dhe ministrat e vendeve të rajonit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara diskutuan mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar afrimin socio-ekonomik me Bashkimin Evropian, pra dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të favorshme të garantuara nga BE.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika